Basha: Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe sot ka akuzuar qeverinë me në krye kryeministrin Edi Rama se në vend që të kujdeset për njerëzit janë lidhur me mafien për të shtuar pasuritë e tyre, dhe sipas liderit demokrat çmimin e paguajnë shqiptarët. “Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët”. “Boll më: kupa është mbushur!” shprehet kreu i PD. Në video në rrjete sociale, Kryedemokrati sjell në vëmendje premtimet e kryeministrit për Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, të cilat i konsideron si premtime të pambajtura. Zoti Basha shprehet se kryeministri Rama e ka kapur sistemin e drejtësi dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar. “Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur”, shprehet lideri demokrat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




