Basha me studentë: Qeveria e re do të ndal katastrofën e largimit të rinisë nga vend

Politikë | 6 vite më parë

“Mbulim  50 % për studentët nga familje më të ardhura nën 640 mijë lekë“, do të jetë një nga masat e para të Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit për të mbeshtetur studentët”, i tha sot Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha studentëve të Univesitetit Bujqësor. 

Lideri demokrat Basha prezantoi planin ekonomik të demokratëve që bazohet tek ulja e taksave, përmes  të cilit tha se do të rritet punësimi i të rinjve. “Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me ekspertët e ardhshëm të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme