Basha: PD mbështet SPAK për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i PD Basha gjatë një vizite në Milotit, ku është takuar me banorët e zonës, ka theksuar mbështetjen  dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se, “Shqipëria ka mundësinë për një ndryshim të vërtetë dhe kjo bëhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe duke vënë në jetë vetingun e politikanëve ”.

Ai shkruan se,  “korrupsioni është shkaktari i varfërisë dhe emigrimit masiv të shqiptarëve dhe për këtë arsye, ai tha se PD mbështet dhe inkurajon SPAK në përpjekjet e tij për te çuar para drejtësisë  të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet publike.

Gjithashtu Kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur dhe për projektligjin për vetingun. Sipas Bashës, “dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipas kësaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar”.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme