Basha: PD prioritet kombëtar industrinë e turizimit!

Në një takim me sipërmarrës në fushën e Turizimit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se PD në qeverisje do ta shpallë prioritet kombëtar industrinë e Turizmit. “Padiskutim që turizmi ka marrë një rol kryesor në programin tonë, për arsyen e thjesht dhe të qartë, sepse përbën një prioritet kombëtar sa i përket objektivit tonë të rritjes ekonomike dhe të shumëfishimit të mundësive për të punësuar njerëzit dhe për të siguruar punonjësit me paga dinjitoze. Merita kryesore këtu është e juaja, është e operatorëve turistik që pavarësisht prej situatës së vështirë, mungesës së mbështetjes dhe në shumë raste të politikave të gabuara dhe zbatimit akoma më të gabuar të këtyre politikave, ja keni dalë që në një kohë relativisht të shkurtër ta vendosni Shqipërinë në hartën e turizmit” tha kreu i PD.
Lideri demokrat Basha u shpreh se synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% si dhe sipas tij do të dyfishohet turizmi si edhe numri i të punësuarve.”Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, se bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat” tha Kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga Durrësi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



