Basha përjashton nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë këtë të mërkurë një vendim në lidhje me grupin parlamentar demokrat. Basha ka përjashtuar nga ky grup 11 deputetë të Ritemelimit, e mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi i Bashës është dorëzuar sot në Kuvend.

Sipas informacioneve bëhet me dije se nga grupi parlamentar demokrat janë përjashtuar Greta Bardeli, Ina Zhupa, Isuf Çela dhe Asllan Dogjani, Edi Paloka, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Bujar Leskaj, Sorina Koti dhe Tomor Alizoti.

Në grupin parlamentar të Partisë Demokratike kanë mbetur 24 deputetë, mbështetës të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme