Basha propozon drejtuesit e ri të PD-së zyrtare

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar ku në fokus të mbledhjes do të jetë zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë. Mbledhja do të bëhet në të njëjtën sallë ku Bardhi takoi Berishën.

“Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë por kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje. Brenda 31 marsit 2024 do të kemi gati 140 kandidatë gati për çdo proces zgjedhor në çdo moment. Brenda 2 muajsh do të kemi struktura organizative dhe PD do të marrë formë të plotë sipas përcaktimeve statutore të Kuvendit të 2 shtatorit. Brenda fundit të vitit do të jetë gati struktura e përtërirë, efikase dhe programi i rishikuar i partisë”, tha Lulzim Basha në fjalën e tij.

“Për shkak të rraskapitjes në beteja të brendshme, nuk u kushtuam vëmendje të mjaftueshme qytetarëve.  Për fëmijët e shqiptarëve dhe mirë-arsimimin e tyre. Për nxjerrjen nga kolapsi të shëndetësisë. Për të krijuar kushtet që qytetarët të kenë punësim, paga më të mira, dhe kostot e jetesës të përballueshme. Që familjet shqiptare të kenë një jetë me dinjitet, e të rinjtë të mos kenë frikë për të ndërtuar familjen e tyre këtu. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është e detyra jonë t’ju dëshmojmë qytetarëve se në përfundim të këtij riorganizmini, ne do jemi në krah të tyre, duke i shërbyer interesit publik”, tha Basha.

Këshilli Kombëtar i PD-së do të votojë për të zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Enkelejd Alibeaj. Xhemal Bushati propozohet për kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Nënkryetarë propozohen

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko

Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme