Basha vijon takimet me biznesin, prezanton planin me 5 hapa për rimëkëmbjen ekonomike

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takim me biznesin në Fushë-Krujë ku përsëriti edhe njëherë planin e tij me pesë pika, që sipas tij, do të ndihmojë në stabilizimin e situatës.“Ju siguroj se shumë shpejt do të keni një qeveri, që do ta keni në krah dhe jo kundër. Do ta keni në krah jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Është e domosdoshme që sipërmarrja të mbështetet. Ne kemi dy masa të veçanta, për biznesin e vogël një cek prej 1 mijë euro për të paguar taksat dhe për të mbajtur kokën mbi ujë, sepse jam shumë i brengosur nga numri i madh i bizneseve që falimentojnë çdo ditë. Sa i përket sipërmarrjes punëdhënëse, është e domosdoshme që të kenë mundësi të përfitojnë nga garancia sovrane. Në planin tonë me 5 pika parashikojnë që interesi mbi 2% të subvencionohet nga shteti, pra këta ta marrin kredinë me jo më shumë se 2%. Kredia që iu duhet për të paguar punonjësit duhet të jetë me interes zero.” tha lideri demokrat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme