Bashkëveprimi bashki- Shoqëri civile- Qytetar ende në nivele të ulta

Sociale | 2 vite më parë

Gjatë një conference kombëtare me përfaqësues të pushtetit vendor, Organizata për Paqe dhe Vullnetarizëm e cila ka monitoruar rreth 20 bashki gjatë tre viteve të fundit, ka kërkuar më shumë transparencë dhe të drejta për informimin e publikut.

Pas monitorimit 3 vjeçar të transparencës dhe të drejtës së informimit në një pjesë të madhe të bashkive të vendit, kjo organizatë ka listuar një sër rekomandimesh.

Sipas kordinatorit të PVN Harold Koxha bashkëveprimi bashki- Shoqëri  civile- Qytetar lë për të dëshiruar. 

Veç të tjerash edhe gjuha e përdorur në informacionet e publikuara nga pushteti vendor është shumë e vështirë për tu kuptuar nga publiku.
 
Nga monitorimi tre vje♪5ar rezultoi se bashkit me transparencën më të lart janë Shkodra, Lezha dhe Tirana. 

Gazetar Hajri Mahmutaj

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme