Bashkia e Gjirokastrës dhe ambasada italiane, projekte të përbashkëta në turizëm dhe kulturë

Bashkia e Gjirokastrës vazhdon bashkëpunimin me ambasadën e Italisë në Tiranë, për projektet në sektorin e turizmit, arsimit dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Kryetari i bashkisë Flamur Golemi dhe Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri, inspektuan punimet për rikonstruksionin e godinës së teatrit “Zihni Sako”, ndërsa vizituan edhe mjediset e QKF “Fato Berberi”.
Konsullja Palmieri shprehu bindjen për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në të ardhmen synohet rijetëzimi i aeroportit të qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit.
Teatri “Zihni Sako”i do të kthehet në një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike të qytetit të gurtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




