Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj për rehabilitimin e blloqeve të pallateve

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në për rehabilitimin e rrugës “Xhoxhi Martini” dhe rrugicat lidhëse mes bllokut të pallateve në Njësinë 2, duke i dhënë një pamje tjetër kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Erind Bejko, u shpreh se me përfundimin e asfaltit, por edhe të ndërhyrjeve të tjera në sistemin kullues dhe sinjalistikën rrugore, lagjja do të transformohet plotësisht.

“Prej më se një jave jemi fokusuar në këtë bllok pallatesh. Është punuar nën tokë me zgarat e shiut, është punuar me asfaltimin, me ndriçimin dhe tani fillojmë me sinjalistikën horizontale dhe vertikale”, tha Bejko. 

Administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, Florian Pullazi tha se kjo rrugë ka qenë një kërkesë e komunitetit të zonës dhe i shërben një numri të madh banorësh. “I falenderoj kolegët e Ndërmarrjes Publike Nr. 2, për punë e mirë që kanë bërë këtu. Kjo rrugë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës. Kjo rrugë lidh pjesën e Shkollës Pedagogjike dhe Pazarit të Ri, ka një qarkullim shumë të lartë,” deklaroi ai.

Ky është një tjetër investim që iu shtua zinxhirit të ndërhyrjeve në segmentet rrugore të qytetit të Tiranës, investim i cili do të plotësojë infrastrukturën e kësaj zone me ndriçim të përmirësuar, si dhe me sinjalistikën e duhur rrugore. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe e Ndriçimit Publik do të vazhdojë ndërhyrjen në çdo rrugicë dhe në çdo lagje të qytetit të Tiranës, duke iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve të saj.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme