Bashkia Përmet, investime në njësinë administrative Çarçovë

Sociale | 6 vite më parë

Gjatë kësaj perjudhe investimet në njësitë administrative kanë qënë prioritet i bashkisë Përmet. Me një investim prej 25 milojnë lekë po ndërhyet në njësinë administrative Çarçovë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Punimet do të shtrihen në të 9 fshatrat e kësaj njësie . Segmentet rrugore të dëmtuara të këtyre zonave prej vitesh ishin kthyer në problem shqetësues për banorët , thotë Veli Mehmeti kryetar i njësisë administrative Çarcovë .

“infrastruktura rrugore e njësisë administrative Çarçovë ishte shqetësuese për banorët . Do të ndërhymë në 9 fshatra . Investimi është në vlerën e 25 miljonë lekëve . Jemi në proçes të punimeve, për të mos lënë asnjë segment të dëmtuar pa rehabilituar” .

Gjithashtu është ndërhyrë edhe në fshatin Stërmbec  të po kësajë njësie, ku është kryer rehabilitimi i kanalit vaditës . Prej vitesh ai ishte problematik duke sjellë shqetësime tek banorët Gjatë sezonit të vaditjeve . Veli thotë së , “Me punimet e kryera do të bëhet e mundur vaditja për një sipërfaqe prej 80 ha tokë“.

Ndërhyrjet e kryera në këtë njësi administrative do të ndikojnë për  shtimin e sipërfaqeve  të mbjella .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme