Bashkim me Gazment Bardhin? Berisha: Çdo propozim do konsiderohet me seriozitet të madh

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ka deklaruar se nëse do të marrë propozim nga grupimi i Gazment Bardhit për pajtim dhe bashkim, do e marrë në konsideratë me seriozitet të madh.
“Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë për pajtimin dhe bashkimin konsiderohet me seriozitet të madh”, tha Berisha, ndërsa u pyet më pas në lidhje me Kuvendin Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme nga Lulzim Basha.
Berisha theksoi se Basha është peng i Edi Ramës, dhe se ashtu sikurse shiti fitoren e zgjedhjeve të opozitës në 2021, po vijon ende procesin.
“Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltazi një peng të Edi Ramës me qëllime të caktuara, por pozitivja është që s’ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që ai është pengu i Ramës.
Ka qenë qëndrimi i Lulzim pengut, i cili pas një seri aktesh ndaj demokratëve shqiptarë kreu aktin e fundit të turpshëm, sepse siç shiti fitoren e zgjedhjeve të opozitës në 2021, vazhdoi procesin”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




