Bazë ajrore dhe detare në Shqipëri, Begaj: Përfitojmë më shumë siguri

Më shumë siguri, kjo është ajo qe Shqipëria përfiton nga vënia e një baze detare, siç është ajo e Porto Romanos, në funksion të NATO-s. Kështu deklaroi Presidenti Bajram Begaj në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH.
“Duke patur prezentë në Shqipëri një bazë ajrore taktike apo bazë detare që janë në funksion të Aleancës i jep nga pikëpamja e sigurisë, një siguri më të madhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe turistët do të vijnë edhe më shumë duke ditur që Shqipëria është e qëndrueshme. Nga pikëpamja gjeostrategjike, pozicioni i Shqipërisë u vlerësua edhe stërvitjes Defender 21 dhe kuptohet që distanca pë rtë aksesuar Detin e Zi është e lidhur me investimin strategji të Korridorit 8. Gjithë kjo gjë bëhet e mundur përmes një investimi të qëndrueshëm dhe i jep rëndësi gjeostrategjike gjithë rajonit”, tha Presidenti.
Pas takimit me komandantin e NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, Begaj tha se është në planet e NATO-s që baza detare e Porto Romanos të përcaktohet si bazë mbështetëse për Aleancën dhe se tashmë pritet të marrë miratimin politik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




