BE synon pajisjen me një forcë ushtarake për menaxhimin e krizave

Botë | 6 vite më parë

Përballë shumëfishimit të krizave, Bashkimi Europian synon të pajiset me një forcë ushtarake të ndërhyrjes së shpejtë, një propozim i mbështetur nga 14 vende, që pritet të diskutohet për herë të parë sot nga ministrat e Mbrojtjes në Bruksel, njoftuan disa zyrtarë europianë.

Sipas projektit, kjo forcë do të përbëhet nga 5 000 ushtarë dhe të jetë e pajisur me mjete transporti, në gjendje për t’i transportuar ata me pajisjet e tyre në vendin e ndërhyrjes.

“Ky është një propozim. Asgjë nuk do të vendoset të enjten. Do të jetë diskutimi i parë dhe do të ndiqet nga shumë të tjerë”, këmbënguli një nga zyrtarët europianë të pyetur në lidhje me këtë projekt.

Projekti mbështetet nga Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Greqia, Qipro, Republika Çeke, Portugalia, Irlanda dhe Sllovenia.

Vendet anëtare të BE-së vendosën në nëntor 2020 të pajisen me kapacitete vepruese.

Një reflektim i pagëzuar “busulla strategjike” pritet t’i lejojë ata të identifikojnë nevojat e tyre, mungesat dhe mjetet për të zvogëluar varësinë e tyre, për t’u përshtatur me rendin e ri botëror të krijuar nga mosangazhimi amerikan, agresiviteti i Rusisë dhe marrëdhëniet e vështira./ ATSH

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme