BE: Vaksinimi nuk duhet të jetë detyrim për të udhëtuar

Botë | 6 vite më parë

Me certifikatën e vaksinimit ne duam të kemi një qasje dixhitale europiane për përdorim mjekësor, deklaroi komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders.

”Në muajt e ardhshëm do të shohim nëse do të jetë mundësia e përdorimit të saj për qëllime të tjera, siç janë udhëtimet”, shtoi ai.

”Por, vaksinimi nuk mund të bëhet një detyrim për të udhëtuar. Edhe ata që nuk kanë pësuar imunizim duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë të lëvizin, duke respektuar karantinat”, theksoi Reynders. /ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme