Begaj, telegram Erdoanit: 100-vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon me 100 vjet diplomaci mes nesh

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar sot një telegram urimi presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan), në 100-vjetorin e Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.
Kreu i shtetit në telegramin drejtuar homologut të tij përcjell urimet mё tё mira pёr popullin mik turk.
Presidenti Begaj shprehet se 100-vjetori i Republikës sё Turqisë pёrkon edhe me 100-vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve.
“Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit,” shkruan ai.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për “mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”.
“Në emrin e popullit shqiptar dhe emrin tim, përcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk. Vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike. 100-vjetori i Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100-vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona.
Shenjë kuptimplote e angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.
Shqipëria çmon kontributin Tuaj personal dhe të Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë. Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite,” shkruan Presidenti Begaj në telegramin drejtuar presidentit Taip Erdoan.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




