Bejko: Micotaqis kërkon të mbajë ndezur zjarrin e çështjes Beleri

Nën kryetari i PD-së, Roland Bejko u shpreh në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se fati i Fredi Belerit do të jetë sërish një enigmë. Sipas tij, kryeministri grek Micotaqis kërkon të mbajë ndezur zjarrin e çështjes “Beleri” pasi siç ai shprehet ushqen politikën e tij.
“Qeveria greke e ezauroi qëndrimin e saj me Shqipërinë pasi e trajtoi çështjen “Beleri” politikisht dhe i kërkoi Ramës ta lironte dhe të merrte detyrën. Fati i Belerit do të jetë sërish një enigmë. Unë mendoj që Micotaqin nuk do ta lërë me kaq pasi e ka një eurodeputetin e vet, është një kartë që duke e luajtur fort në kushte në të cilat ka ngjallet ky nacionalizmi. Ajo e ushqen politikën e Micotaqis në një plan elektoral. Dhe aty do ta mbajë ai, do ta mbajë ndezur zjarrin, siç ka mbajtur flakën e lojërave olimpike, kështu që edhe këtë lloj zjarri do ta mbajë ai”, tha Bejko.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




