Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak, GJKKO e refuzon. Dule: Rama i parapriu vendimit

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Me këtë vendim, GJKKO ka vendosur që të mos lejojë Fredi Beleri që nga qelia të shkojë të betohet në zyrat e bashkisë së Himarës si kreu i saj i zgjedhur nga procesi elektoral i 14 majit.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ai e ka cilësuar këtë vendim si të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
“Sapo u komunikua një vendim i paralajmëruar. Kreu i vendit, Rama, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës. Është për të shprehur keqardhjen për Republikën dhe drejtësinë tonë”, u shpreh Dule.
Ndërkaq më herët në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka pretenduar se ndaj tij po bëhet padrejtësi. Në deklaratën e tij para gjykatës, Beleri ka theksuar se “ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare”
“Zgjatja, shtyrja, përcjellka nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi”, ka theksuar Beleri.
Sipas Belerit, gjykata po dëmton atë dhe familjen e tij. Ndërsa ka nënvizuar se po mbahen në qëndrime armiqësore.
“Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.
Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësorë, duke na ndarë në grekën dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq”, është shprehur Beleri.
GJKKO tërhiqet për vendimin, Beleri reagon në sallën e gjyqit: Ndaj meje po bëhet padrejtësi by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




