Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak i Himarës, GJKKO shtyn më 11 dhjetor seancën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për më datë 11 dhjetor seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit. Ky i fundit kërkoi leje për t’u betuar si kryetar i Bashkisë Himarë.
Beleri ka deklaruar se në asnjë vend të botës nuk ndodh që bashkia të drejtohet nga humbësi i zgjedhjeve.
“Ka veprime politika para ccdo seance.
Nuk ndodh në asnjë vend të bootës që bashkinë ta drejtojë humbësi i zgjedhjeve”, tha Beleri.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
SPAK-u e ka ngarkuar Belerin me veprën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Fredi Beleri ka premtuar 50 euro për çdo person që do të votonte për të.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




