Belgjikë, 12 të vdekur dhe pesë të zhdukur nga shirat e rrëmbyer

Botë | 5 vite më parë

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që shkatërruan zona të mëdha të Belgjikës është ende në rritje.

Numri i të vdekurve ka arritur në 12 ndërsa pesë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Mbi 20 000 njerëz janë pa energji elektrike.

Numri më i madh i viktimave u raportua në provincën e Liezhit.

Qendra e qytetit u evakuua natën e kaluar nga frika e tejmbushjes së lumit Meuse niveli i të cilit duket se është stabilizuar.

Vendi po përjeton një tronditje për shkak të një fenomeni që media e përcakton se ka përmasa historike./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme