Belgjikë-Suedi e ndërprerë, lotë dhe frikë në shkallët e stadiumit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Belgjikë-Suedi, një ndeshje e vlefshme për Grupin B të kualifikueseve të Euro 2024, u pezullua për arsye sigurie pas një sulmi terrorist në qendër të Brukselit, ku një burrë i armatosur me kallashnikov vrau dy shtetas suedezë dhe plagosi një tjerë. Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres pak para bilbilit të fillimit të ndeshjes. Viktimat kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre. Pezullimi i ndeshjes iu kërkua UEFA-s gjatë pushimit mes dy pjesëve nga lojtarët suedezë.

Ndërkohë, në shënimin e UEFA-s thuhej: “Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e sotme, pas konsultimit me dy skuadrat dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë”.

Terrore a Bruxelles, sospesa Belgio-Svezia - foto 6

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme