Beqa: Situata nuk është pozitive për Ukrainën

Politikë | 3 vite më parë

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Bruksel në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, konflikti në Rripin e Gazës dhe rreziku i mundshëm edhe në Ballkanin Perëndimor, do të diskutohen sot në emisionin “3D” të Alban Dudushit “3D”.

Në panelin e emisionit “3D”, gazetari Alban Dudushi e diskutoi temën me të ftuarit e tij me: Adri Nurellari, anëtar i kryesisë PDK, pedagogun Mentor Beqa, dy analistët Aleksandër Çipa dhe, Neritan Alibali, dhe Gerta Zaimi, kryeredaktore e Albanian Post.

Duke folur për situatën më të fundit në luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, pedagogu Mentor Beqa bëri një analizë duke thënë se, është shumë komplekse por ka disa element të cilët janë evident.

“Së pari, konflikti ka hyrë në një ngërç , asnjëra palë nuk avancon dot. Në ndryshim nga më parë kur Ukraina ishte në mbrojte, tashmë Ukraina është në ofensivë.  Por në kushtet të tilla ose duhet të rrisësh kapacitetin ose duhet të rishikosh objektivat sepse nga analizat e ndryshme është e vështirë që Ukraina të fitojë këtë luftë.  Thirrja është që të gjenden mënyrat për tu ulur në tryezë dhe të gjendet një zgjidhje që në të ardhmen të gjej një marrëveshje më të favorshme”, u shpreh ai.

Sipas z. Beqa, ka një detyrim moral dhe strategjik SHBA dhe Britania e Madhe të ndihmojnë Ukrainën tani që të dal nga kjo situatë sepse në muajt e parë kur nisi lufta këto dy vende e shtynë të mos pranonte negociatat.

Ndër të tjera ai tha se  “ me presionin e brendshëm në SHBA , duke u rritur dhe presioni për shkak të zgjedhjeve dhe mbështetja për Donald Trump është në rritje, kjo mbështetje është vënë në pikëpyetje, ndaj po shikohen mundësi të reja.  Sepse dhe mbështetja monetare për Ukrainën kanë rënë, ndaj në këtë pikëpamje nuk duket situatë pozitive për Ukrainën”.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme