Berisha : Akti i djeshëm në Parlament, akti më i turpshëm në histori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për median, ku garda është bërë gardh tek hyrja duke mos lejuar deputetët e përjashtuar nga Komisioni i Etikës të marrin pjesë në punimet e Kuvendit. .
Sipas Sali Berishës, “akti i djeshëm regjistrohet si akti më i turpshëm në historinë e një Parlamenti, ku Rama urdhëroi Lindën e Parlamentit të mbyllë me dry, dyert e Parlamentit në të cilët ata janë anëtarë dhe kanë imunitetin e tyre,këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimit.”
“Këto akte tregojnë degradimin ekstrem të një regjimi që ka përligj ligjet e drogës, kodet e drogës, krimit, vjedhjes dhe korrupsionit. Kjo betejë është betejë me të keqen më të madhe të historisë sonë kombëtare pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.
Edi Rama bllokon komisionet hetimore parlamentare, tha Berisha, sepse s’do që të nxjerri vjedhjet e tij.
Në këto kontekst Berisha shtoi se, “Edi Rama del firmëtar kryesor në vjedhjen e shekullit, që janë djegësat dhe veçanërisht ai i Tiranës. Ai nuk mund të pranojë hetimin e tij sepse del i implikuar aksioner me Pëllumb Gjokat”.
“Ne me guxim të palëkundur, nuk lëshojmë gjersa Edi Rama t’i nënshtrohet hetimit parlamentar. Jo vetëm ai, por të gjithë ish-kryeministrat, të gjithë ish-zyrtarët e lartë dhe ata që janë”, përfundoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




