Berisha: Arrestimi i Belerit ishte politik, ligji ndalon përdorimin e provave të mbledhura me provokim

Ish-kryeministri Berisha i është rikthyer çështjes “Beleri” duke theksuar se arrestimi i tij ishte politik.
Berisha vuri në dukje se është e turpshme që institucionet e drejtësisëë “pranuan për provë atë të cilën Kodi i Procedurës Penale, e hedh poshtë, e ndalon të përdoret për provë”.
“Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë se nuk mund të përdoret për provë, prova e mbledhur për provokim.
Ajo ishte e qartë, sikundër e qartë është nëna me tre fëmijë, të cilën e morën barbarisht në orën dy të natës nga Himara në Vlorë dhe që nuk kishte asnjë lidhje”, theksoi Berisha.
Berisha tha gjithashtu se gjithçka ishte një skenar ndaj kryebashkiakut të Himarës për ta ngarkuar me përgjegjësi ligjore.
“Pra, ishte gjithçka një krijesë e një njeriu, të cilin unë e kam denoncuar, është shpërblyer për këtë provokim 7 milionë lekë nga një fund që nuk duhej t’i merrte kurrë. Se ai fond ka destinacion tjetër”, shpjegoi Berisha.
Ish-kryeministri iu referua edhe ngërçit politik dhe institucional të krijuar në raport me Parlamentit. Ai theksoi se “fakti që janë futur në klandestinitet, është efekti më i fuqishëm i protestës opozitare”
“Kur asgjësohet parlamenti dhe shndërrohet në fiktiv, shndërrohet në dixhital, do të thotë që opozita ka korrur fitoren më të madhe.
Do të thotë që Edi Rama ka dëshmuar se parlamentin është i aftë ta shumëzojë me zero”, përfundoi Berisha prononcimin e tij për mediat nga kryesia e Kuvendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




