Berisha flet nga ballkoni: Afera e djegëseve është afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro

Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur sërish një fjalim nga dritarja e shtëpisë, pasi ndodhet në masën “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO.
Berisha duke iu drejtuar mbështetëseve të tij, tha se, me idealet tuaja, sakrificat, vendosmërinë, e shndërruat këtë rrugë në një burim shprese, burim drite për mbarë shqiptarët. Ju që me fjalët tuaja çdo natë, e shndërruat këtë rrugë në burim të vërtetës dhe të kauzës tonë të drejtë. Ju që me praninë tuaj çdo natë, krijuat polin e pushtetit të qytetarëve, polin e të vërtetës, polin e lirisë, polin e shpresës”.
Berisha ka hedhur akuza serish për atë që ai e ka quajtur vjedhjen e shekullit, ku tha se“ një nga aferat korruptive më të mëdha që Evropa ka njohur, të trajtoni atë të cilën e keni quajtur vjedhja e shekullit ku u zbulua se afera e djegëseve ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro”.
Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit, tha Berisha.
“Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




