Berisha: Lirimi i efektivëve, vendim i drejtë. Serbia dhe Kosova t’i rikthehen dialogut

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar mbi vendimin e Serbisë për lirimin e 3 policëve kufitarë të Kosovës, ku e konsideroi një vendim të drejtë. Berisha vuri theksin te nevoja për zbardhjen e së vërtetës dhe ndëshkimin e organizatorëve dhe ekzekutorëve të asaj që e cilësoi si aktin e pashembullt, për arrestimin e policëve të Kosovës.

“Falenderojmë SHBA, BE, NATO dhe kryeministrin Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.

Sigurisht që, lirimi i tyre ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e së vërtetës mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti të pashembullt nga vitet ’50 deri më sot është i domosdoshëm në ,mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten më”, tha Berisha.

Ish-kryeministri i drejtoi një thirrje autoriteteve të Kosovës që të bëjnë përpjekje për çtensionimin e situatës dhe rikthimin te dialogu me Serbinë.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë në gjithë territorin e tyre. Të bëjnë përpjeke për çtensionimin e situatës, rikthimin te dialogu dhe marrëveshja e Ohrit”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme