Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij

Grupimi politik i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar. Kuvendi Kombëtar parashikohet të votëbesojë kryetarin e grupimit politik të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike.
Pjesë e rendit të ditës së këtij Kuvendi janë edhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ndërsa parashikohet miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
Ndërkaq Gazment Bardhi dhe 5 deputetët që e mbështesin atë nuk marrin pjesë në këtë Kuvend edhe pse Bardhi u rikthye në mbështetje të Berishës pas përplasjeve me Lulzim Bashën.
Ish-kryeministri Berisha vjen në këtë Kuvend Kombëtar pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa garonte në koalicion me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nën emërtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe pas procesit të hapur që ka me drejtësinë mbi dyshimet për afera korruptive në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




