Berisha në SHBA? Kreu i PD komenton përgjigjen e DASH që mund të udhëtojë
“Sali Berisha mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ne nuk lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendimet e politizuara të epokës Biden.“
Kjo pretendohet se ka qenë përgjigjja ndaj pyetjes së një gazetari amerikan drejtuar Departamentit të Shtetit.
Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë të posaçme për mediet, tha se këtë e mësoi si gjithë të tjerët një ditë më parë, ndërsa vlerësoi se “non grata” e tij tashmë është shpallur vendim i politizuar, ashtu sikurse e denoncoi që kur u dizenjua i tillë.
“Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken. Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.
… non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi,” tha z. Berisha.
Në anën tjetër, Jozefina Topalli ngriti shqetësime serioze për procesin e votimit të diasporës në Greqi. Ajo akuzoi për manipulime dhe në këtë kontekst i kërkoi KQZ-së që kutitë e ardhura nga Greqia të administrohen veçmas.
“Ndërkohë që nuk kanë mundësi të votojnë, të marrin fletën e votimit, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë votimit të plotësuara. Ajo që po ndodh sot, dje, para 3 ditësh është shumë interesakte në fakt, është derivati i skemës së manipulimit të procesit zgjedhor në Greqi, dhe ndodh vetëm për Greqinë. Praktikisht ajo që kemi thënë, shërbimin postar te nënkontraktorët siç duket po e bën pushteti i Tiranës dhe kjo e kthen në problem jashtëzakonisht të madh, manipulimin masiv që po ndodh në Greqi,” u shpreh znj. Topalli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





