Berisha nuk njeh zgjedhjet, Rama: Mohojnë realitetin me klithmat e përjetshme

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e shqetësojnë akuzat e opozitës se zgjedhjet janë të vjedhura. Për Ramën këto janë klithma të përjetshme të mohimit të realitetit.

Më herë Sali Berisha tha se nuk njeh votimin elektronik të zhvilluar në Elbasan, Vorë dhe Kamzë, ku tha se është manipuluar në mënyrë dixhitale.

“Akuzave të opozitës, sot ju keni sinkronet unë e kam parashikuar disa herë në atakimet e mia publike. E vetmja gjë që nuk parashikoja ishte shpejtësia me të cilën u kthyem në atë që është pozicioni i përhershëm i përjetshmi tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi klithmave për vjedhje të zgjedhjeve, ndërkohë që derisa dolën rezultatet e para ata ishin si gjithmonë të sigurt që kishin një fitore tronditëse”, ltha rama.

Lidhur me bashkëpunimin me kryetarët fitues të “Bashkë Fitojmë”, Rama tha se eksperienca ka treguar se është e pamundur

“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim por për shkakun e tyre. Këtë e tregon eksperienca por do e shohim rast pas rasti. Nëse do vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe e kemi për detyrë dhe privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkive” tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme