Berisha: Opozita nuk e braktis kurrë Parlamentin, askush nuk të shpëton nga komisionet hetimore!

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar konsensusin mazhorancë – opozitë që po përflitet shumë se është arritur orët  fundit mes maxhorancës dhe opozitës. 

Kreu i Rithemelimit të PD që vazhdon të vuajë arresin shtepiak, pas akuzave për korrupsion, i është drejtuar nga dritarja e banesës së tij, kryeministri Edi Rama. 

” Unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo…Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre. Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, tha zoti Berisha.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme