Berisha paralajmëron Ramën: Kur sovrani ka vendosur, nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit, në karrigen e drejtësisë!

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i rithemelimit në PD Sali Berisha, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie, ka vazhduar si çdo mbrëmje, sulmet me tone të ashpra ndak kryeministri socialist Edi Rama.

“Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka SKAP dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer. Jo Edi Rama, jo. McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij. Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh. Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë” tha zoti Berisha duke u drejtuar përkrahësve të tij nga dritarja e banesës.

Ndërsa përmendi aferat me të cilat opozita akuzon kryeministrin Rama, zoti Berisha tha se “Kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme