Berisha: Rama në Dubai takoi klanet e drogës, do hetohet për krimet që ka kryer

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media jashtë Kuvendit, ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama do të hetohet për të gjitha ato, që ai i ka konsideruar si aferat e shekullit.

Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se në vizitën e tij në Dubai, është takuar me klanet e drogës dhe Amant Josifin.

“Do hetohet për të gjitha takimet. Thonë se në Dubai takoi klanet e drogës dhe ortakun e vëllait të tij, Olsit, Amant Josifin.

Call Centerat e Armant Josifit janë të gjitha këto dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që s’kanë pasur lidhje me vjedhjen e parave përmes bitcoin.

Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat e tij korruptive me PPP-të.

Djegësi i  Tiranës është i pahetuar. Rama i dha 8% bonus kompanisë së vetë, 8 muaj para krijimit. Ne do i faktojmë me dokumente. Rama përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane për të future strategjinë e djegësave.

Do hetohen PPP-të e shëndetësisë. Rama do hetohet për krimet e tmerrshme që ka kryer, me tenderat me COVID-in me Manastirliun. Nëse ai s’ka frikë nga hetimi, të pranojë përndryshe grupi i shtetit do përmbyset”, tha Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme