Berisha: Rama s’meriton të jetë kryeministër, Shqipëria me përfaqësimin më të shëmtuar prej Rilindjes

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk meriton të qëndrojë kryeministër dhe ndryshimi sipas tij, do të nisë që nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë prezantimit të kandidatit Zini Tollozhina të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Pogradecit, Berisha theksoi se Shqipëria nuk ka njohur përfaqësimin më të keq se sa me rilindjen dhe Edi Ramën.

 “Sot shqiptarët shohin atë që quhet kryeministër që nuk meriton kurrë asnjë lloj detyre, përveç  se atje ku e ka vendin, të kalojë nga sheshi në shesh, nga takimi në takim me një fjalor të padenjë për një njeri të civilizuar.

Me një fjalor të varfër në ekstrem, me 4 fjali, zorra qorre, zorra e hollë, je çun i mirë, por motër nuk kam, mos votoni se nuk u jap para.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka njohur një përfaqësim më të shëmtuar të një force politike si kësaj radhe, rilindja me Edi Ramën”, është shprehur Berisha.  

Berisha bëri krahasimin midis kandidatëve të koalicionit që ai drejton “Bashkë Fitojmë” me kandidatët e mazhorancës duke thënë për këta të fundit se ata e refuzojnë ballafaqimin publik pasi janë të korruptuar.

“Nga ana tjetër kandidatët e tyre, pasi kanë vjedhur dhe rrjepur qytetarët, nuk pranojnë, refuzojnë në mënyrë kategorike ballafaqimin. Nuk pranojnë sepse po të dalin para jush, akti i parë u duhet të kthejnë xhepat njëherë, të tregojnë xhepat e tyre, por ata xhepat nuk i tregojnë se i kanë të mbushur, xhepat dhe kontot me paratë që u kanë vjedhur ju.

Së dyti duhet të tregojnë me çfarë rrethohen. Po sikur të dalë Ilir Deçolli këtu para Zihni Tollozhinës, në një kohë kur Ilir ka vjedhur të gjithë hajdutët në bashki dhe vjedhin bashkë me ta. Vjedhin dhe ndihmat gjermane për komunitetin e Pogradecit.

Si mund të dalë ai, kur merr shoferin dhe e emëron drejt ujësjellësi dhe drejtor të tenderave, si mund të dalë ai. Ndaj dhe ikën.

Demokrate e demokratë. Merrni portretin e tij stamposeni dhe vendoseni ‘Kërkohet’ në të 4 anët e Pogradecit. Kështu e meritojnë, këta nuk kanë përgjegjësi”, theksoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme