Berisha sulmon sërish kreun e SPAK : Do faktoj se Dumani fle mbi dosjet e krimit!

Dy ditë pasi gjykata vendosi lirimin nga arresti shtëiak, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer sërish çështjes së shpalljes “non grata” nga SHBA, në maj të vitit 2021.
Ai tha në një konferencë me gazetarët, se “u shpall “non grata” vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Këto sipas tij “ishin tre faktorë për të cilët menduan se do më arkivonin në histori, duke më shpallur “non grata””.
Më tej Berisha theksoi se u vu në “arrest shtëpie” për të njëjtat motive, “por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, t’i denoncoj me forcën më të madhe”.
Berisha paralajmëroi se do të faktojë me dokumente se si kreu i prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit.
“Do të vij me dokumente para jush dhe në parlament, … për t’ja nxjerrë fytyrën siç e kanë, për të treguar se kush është Taulant Balla, për të treguar se kush është Altin Dumani që fle mbi dosje krimi, për të faktuar shqiptarëve se pse unë e quaj Skapin një organizatë kriminale “, tha Berisha. Ekzistojnë dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare dhe do të shihni ju, se kush është fytyra e vërtetë, se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit” tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se “nuk mund të them unë kurrë për një institucion organizatë kriminale po të mos e kem të faktuar”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




