Beteja në SHBA drejt fundit. Nevada mund t’i japë fund Trump, Biden 6 vota elektorale larg fitores.

Botë | 6 vite më parë

Rezultatet e zgjedhjeve amerikane janë ende të paqarta sot pasi Joe Biden po shkon drejt fitores sepse ka në “xhep” disa shtete kyçe, ndërsa Trump nga ana tjetër i cili ka mbetur në disavantazh kërkon të fillojë procese gjyqësore për të përmbysur ato rezultate, me pretendimin se janë vjedhur votat.

Ashtu siç janë rezultatet aktulisht, me 264 për Biden (nga 270 që i duhen për të fituar) dhe 214  për Trump, Biden duhet marrë vetëm një shtet më shumë për të fituar Shtëpinë e Bardhë, një fitore që mund të vijë nga Nevada ku ai aktualisht kryeson.

Kjo vjen pasi shtetet në të cilat fillimisht u tregua se mund të triumfonte Trump, si Ëisconsin dhe Michigan, i fitoi Biden pasi u numëruan fletëvotimet me postë.

Georgia dhe Pennsylvania, dy shtete të tjera që treguan epërsi të hershme për Trump, gjithashtu duket s ekanë marrë një kthesë për Biden, me numërimin gjithashtu në vazhdim në Karolinën e Veriut, ku Trump po kryson me një diferencë të ngushtë.

Sidoqoftë, ende situata është e komlikuar nga fakti që Arizona, një shtet kryesor në këtë fushë betejë që anonte për Biden, duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Biden dikur mbante epërsinë me 200,000 vota, por tani kjo është ulur në rreth 13,000. Nëse Trump mund ta marrë përsëri, atëherë fitorja e Biden nuk është e sigurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme