Biblioteka e re e Korçës, inkubator i biznesit digjital, kurse të dedikuara IT për të rinjtë

Biblioteka e re në qytetin e Korçës ofron tashmë për lexuesit libra në fond të hapur dhe pajisje me skaner e sistem kërkimi dixhital që e bën këtë bibliotekë modelin e parë të modernizimit të bibliotekave në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga Biblioteka e re e Korçës, e cila tashmë ka për miqtë e librit një infrastrukturë modern si dhe pajisje të dedikuara IT.
“Biblioteka e Re e Korçës do të jetë jo vetëm qendra e miqve korçarë të Librit, po edhe një inkubator i biznesit digjital, ku të rinjtë do të kenë kurse të dedikuara IT me trajnerë të kualifikuar jashtë dhe kushte optimale për të zhvilluar aplikacione e kryer shërbime për tregun global online”,- shprehet Rama.
“Biblioteka e Korçës, është vendi ku trashëgimia kulturore bashkëjeton me teknologjinë”,- shprehet një frekuentuese e bibliotekës të Korçës. “Pas shumë orë studimesh, duke studiuar, e ndjej të nevojshme të relaksohem”, tha një tjetër frekuentuese.
Biblioteka e re e qytetit të Korçës ofron më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




