Biden: Gaza dhe Bregu Perëndimor të ribashkohen nën Autoritetin Palestinez

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën Autoritetin Palestinez.

Biden është shprehur se ato duhet të “ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse”, në  një Autoritet Palestinez të rigjallëruar.

“Gaza nuk duhet të përdoret më kurrë si një platformë për terrorizmin. Nuk duhet të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza, asnjë riokupim, asnjë rrethim apo bllokadë dhe asnjë reduktim të territorit. Dhe pas përfundimit të kësaj lufte, zërat e popullit palestinez dhe aspiratat e tyre duhet të jenë në qendër të qeverisjes pas krizës në Gaza”, ka theksuar Biden në një opinion të shkruar për Washington Post.

Biden tha gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhojë burime për të rindërtuar Gazën menjëherë pas luftës, “duke përfshirë masat e përkohshme të sigurisë”.

“Dhe është e domosdoshme që asnjë kërcënim terrorist të mos dalë më kurrë nga Gaza apo Bregu Perëndimor”, shprehet më tej Biden.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme