Bie bora e parë në qarkun e Korçës, vijon zhbllokimi i rrugëve rurale

Aktualitet | 3 vite më parë

Pas stuhisë me shi të dendur e erë të fortë, në qarkun e Korçës kanë rënë edhe reshjet e para të borës, të cilat janë regjistruar në lartësitë mbi 2000 m mbi nivelin e detit.

Bora e parë ka qenë më e dukshme në majën e malit të Gramozit në Kolonjë, si pasojë e së cilës edhe temperaturat janë ulur mjaft.

Për juglindorët, reshjet e borës në një muaj si nëntori janë të pritshme, madje edhe në zona me lartësi më të ulët.

Nga ana tjetër edhe gjatë ditës së sotme vijon puna për të normalizuar situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe era e fortë.

Po punohet ende në rrugën e fshatit Panarit të Korçës ku si pasojë e vërshimit të përroit është dëmtuar ura në hyrje të fshatit si dhe ka pasur rrëshqitje dherash në rrugë.

Ndërkohë në Pogradec, burimet zyrtare nga bashkia bëjnë të ditur se po punohet për zhbllokimin e rrjedhës së përroit të fshatit Memëlisht, pranë aksit nacional Pogradec–Lin, ndërsa pritet ndërhyrja edhe në rrugët e fshatit Vërdovë.

Po punohet edhe në bashkinë e Kolonjës, në rrugët e fshatrave Kamnik, Gjonç, Prodan e Çlirim ku ka pasur rrëshqitje dherash.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme