Bimët e Malësisë së Dibrës/ Boronica e egër, më e kërkuara për vetitë kurative

Sociale | 3 vite më parë

Bjeshkët në malësitë e vendit tonë janë një pasuri e madhe për banorët që jetojnë pranë tyre të cilët i shfrytëzojnë.

Një nga ata është edhe Gjuri Selimi, banor i fshatit Gramë në Dibër, dhe që sezonin veror e kalon duke mbledhur bimë mjekësore në malin e Gramës.

Veç luleve apo bimëve të ndryshme aty gjen edhe boronicën e egër, një frut i shumëkërkuar për shkak të vetive të shumta kurative për trupin e njeriut.

Pasi ka arritur të mbledhë një sasi të konsiderueshme, Gjuri Selimi i drejtohet qytetit të Peshkopisë ku dhe e shet.

“Merrem me bimë mjekësore, ka lodhje fizike por ja vlen nëse punon. Nuk më duhet emigrimi pasi punoj këtu në vendin tim”, shprehet Selimi.

Një kilogramë boronicë e egër kushton deri në 800 lekë të rinj, ndryshe nga viti i kaluar që është shitur me 500 lekë të rinj.

Ashtu si çdo kulturë tjetër bujqësore, shirat e pranverës dhe temperaturat e pafavorshme kanë dëmtuar edhe bimësinë e egër, duke bërë që këtë vit të ketë më pak prodhim. “Këtë vit prodhimi ka qenë më i dobët për shkak të lagështirave”, shprehet ai.

Boronica është ndër frutat e egra më të kërkuara nga qytetarët. Ajo konsumohet e njomë, por edhe e thatë në formë çaji.

Gazetare: Megi Mëhilli 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme