Bizneset: Një javë pas fashës së re orare, puna reduktohet me 60%

Baret dhe restorantet janë ndër bizneset më të prekur nga masat e reja kufizuese për shkak të uljes së fashës së orarit nga ora 22:00 në orën 20:00. Saimir Poda operator turistik shprehet se vetem gjatë javës së parë të vendosjes së fashës se re orare puna është reduktuar me 60% por sipas tij e rëndësishme është përmirësimi i situatës si dhe ulja e numrave të përsonave me covid, ai beson se këto masa do të ndikojnë pozitivisht për normalizimin e situatës.
Sipas Komitetit Teknik Të Ekpertëve Të Shëndetësisë baret dhe restorantet janë vendet me potecialin më të madh të përhapjes së virusit kjo dhe për shkak të grumbullimeve. Masat do të zgjasin edhe për 1 javë dhe më pas do të vlerësohet dhe vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimësinë e kësaj situate.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




