Bizneset shqiptare: Anëtarësimi në BE do të ndodhë brenda vitit 2030

Ekonomi | 5 vite më parë

Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe telekomunikacionit janë optimistë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Në studimin e posaçëm për rreth 200 kompani që pranuan të përfshihen për opinionin e tyre rreth integrimit në BE, rezulton se një pjesë e mirë e shohin të mundur objektivin brenda vitit 2030. Studimi “Gatishmëria e bizneseve shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian”, megjithë nivelin mesatar të njohurive të kompanive për proceset e integrimit, ka gjetur se gjysma tyre besojnë se anëtarësimi në BE ndodh brenda 2030. 25% e 200 ndërmarrjeve mendojnë se objektivi arrihet më 2040, ndërsa 27% edhe ma gjatë apo nuk arrihet fare. 

Nga ana tjetër, megjithëse bizneset shqiptare janë mjaft konfuze për statusin akutal të anëtarsimit të Shqipërisë në BE, ato mendojnë se sektorët e turizmit dhe bujqësisë janë ato që do të përfitojnë më shumë nga anëtarësimi, të ndjekur nga prodhimi industrial dhe shërbimet. 
Në shifra të shprehura ky opinion është përkatsisht 33% për turizmin, 28 % për prodhimin industrial, 21% për agrikulturën dhe 8% për shërbimet. 

Bizneset shqiptare e shikojnë procesin e anëtarësimit të varur kryesisht nga ekonomia, politika e brendshme dhe publiku institucionet, në të njëjtën kohë që informacioni i oërfaqësuesve të biznesit për proceset e BE është me boshllëqe për rreth 73% të kompanisve pjesëmarrëse. 

Në të njëjtin kontekst, një numër i konsiderueshëm biznesesh po përjetojnë pasiguri për procesin për shkak të mungesës së informacionit, veçanërisht kur bëhet fjalë për kostot e mundshme të parashikuara.Në këtë këndvështrim, studimi rekomandon nevojën për përmirësimin e kontaktit me komunitetin e biznesit dhe për ofrimin e kapaciteteve të vazhdueshme përmes programeve për mediat dhe gazetarët, pasi ato tashmë kanë funksionin e informimit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme