Bledi Çuçi: Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, prioritet gjatë sesionit të ri

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në një komunikim për mediat ka bërë me dije prioritetet e deputetëve socialist për sesionin e ri parlamentar. Reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi, janë dy prej prioriteteve kryesore të grupit parlamentar socialist gjatë këtij sesioni parlamentar.

Çuçi deklaroi se Partia Socialiste ka draftin për adresimin e problematikës në lidhje me reformën zgjedhore dhe shprehjen me votë të emigrantëve shqiptarë, ndërsa shtoi se presin që ky draft të gjejë konsensusin e opozitës, për t’i miratuar gjatë këtij sesioni parlamentar.

“Prioriteti i dytë është fokusimi i grupit parlamentar socialist në Kodin Zgjedhor. Besoj se do jemi të angazhuar p[ër të gjetur një formulë e cila është lënë dhe nga Gjykata Kushtetuese, që ti përshtatet Shqipërisë, realitetit shqiupytarë dhe brenda standarteve demokratike.

Në reformën zgjedhor të adresojmë pa humbur kohë, votën e qytetarëve. Ne kemi qenë të qartë se duhet të krijojmë mundësinë që emigrantët shqiptarë të shprehen me votë për qeverinë.

Kjo e drejtë është munguar fatkeqësisht. Ne si PS kemi draftin tonë për të adresuar këtë problem. Pritet që të kemi konsensus nga opozita që të kemi një ligj dhe tu japim të drejtën asaj pjese të shqiptarëve, dhe kontribuuese e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, që të shprehet me votë për qeverinë”, tha Çuçi.

Ky i fundit u ndal gjithashtu edhe të reforma në drejtësi, duke theksuar se do të preken thuajse të gjitha ligjet e drejtësisë së re.

“Kemi formuluar disa amendamente, do preken thuajse të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Amendamentet janë bërë në bashkëpunim me ekspertë të huaj, jemi në proces negocimi edhe me partnerët. Me të arritur në një draft, projekt përfundimtar, do fillojmë shumë shpejt procesin e diskutimit më gjerë, për ta futur më pas në një proces diskutimi parlamentar dhe shpresoj që brenda këtij sesioni ti kemi miratuar këto amendamente”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme