“Bllokada” ndalon trafikantët dhe emigrantët e jashtëligjshëm

Policia shqiptare njoftoi si ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve për kalim ilegal të kufirit shqiptar drejt vendeve të BE.
Operacioni me emrin e koduar “Bllokada” është zhvilluar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, Lezhë. Policia ka ndaluar dy shtetas të cilët me dy automjete po transportonin 12 emigrantë të jashtëligjshëm kundrejt 500 eurove për person.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




