Borxhi publik kapërcen 200 për qind, Greqia mban shpresën te turistët

Ekonomi | 5 vite më parë

Turistët e parë mbërritën këtë të shtunë në Greqi, një pjesë e të cilëve nxituan drejt porteve të Athinës për të marrë tragetet me destinacion fundor ishujt e famshëm Mikonos dhe Santorini.

Greqia shpreson që të jetë një destinacion i sigurtë për turistët e huaj në përpjekjen për të ringjallur turizmin, sektori kyç i ekonomisë së saj, që u gjunjësua nga pandemia.

Me izolimin që zgjati përtej parashikimeve, borxhi problematik publik i Athinës pritet që të rrite tnë 2021, me parashikime zyrtare që e çojnë atë deri në 209 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

E në përpjekje për të tërhequr të paktën gjysmën e turistëve të 2019-ës, Greqia ka nisur një fushatë masive vaksinimi nëpër ishuj. Kastellorizo, vetëm pak kilometra në kufi me Turqinë është ishulli i parë plotësisht i vaksinuar dhe i përfshirë në listën e zonave Covid-free.

Numri i turistëve në Greqi ra me rreth 80 për qind në vitin 2020, duke regjistruar rreth 7 milionë nga 34 mln të tillë në 2019. Të ardhurat e siguruara në ky sektor ranë me 76 për qind dhe këtë vit, qeveria greke shpreson që ta ringjallë sektorin me tërheqjen e të paktën 18 mln vizitorëve.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme