BQE: Rimëkëmbje ekonomike graduale falë vaksinave antiCOVID-19

Botë | 6 vite më parë

Përparimi i fushatave të vaksinimit në Europë pritet të hedhë bazat për një rimëkëmbje në aktivitetin ekonomik gjatë 2021, megjithëse do të jetë e nevojshme kohë për një rimëkëmbje të plotë, në një kontekst që mbetet shumë i pasigurt, sipas buletinit të fundit ekonomik të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

“Koha e lehtësimit të masave të kontrollit nuk është ende e qartë dhe zhvillimet e mëtejshme të pafavorshme që lidhen me pandeminë nuk mund të përjashtohen”, tha BQE.

“Për më tepër, rreziqet mbeten për kushtet e financimit në një spektër më të gjerë”, shtoi institucioni.

Në këtë skenar, banka rikonfirmon qëndrimin “shumë akomodues” të politikës monetare, pret që blerjet e PEPP në tremujorin aktual “të vazhdojnë me një ritëm dukshëm më të lartë se në muajt e parë të këtij viti” dhe është e gatshme “të adaptojë të gjitha instrumentet e saj, kur është e përshtatshme, për të siguruar që inflacioni të konvergojë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të ndjekur, në përputhje me angazhimin për simetri”./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme