Braçe: Çmimet janë trefishuar për bujqit, ndërhyni!

Politikë | 5 vite më parë

Përmes një interpelance me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin e trefishimit të çmimeve të plehrave kimike që sipas tij po rëndojnë bujqit padrejtësisht dhe kërkojnë ndërhyrje në treg.

“Ju të komisionit të regjistrimit të pelhrave kimike. Tre ndërmarrje kanë importuar plehra kimike dhe duke i hedhur këto plehra kimike me çmime të rritura. Kam tre probleme. E para ka të bëjë me kartelin e grumbulluesve që ka zaptuar tregun. Gjatë kohës që domatja del me 65 lekë dhe shitet me 250 lekë. Ky është problemi. Në rast se grumbulluesit taposin tregun me çmime të larta, produktet do mbetet në serë. Çdo shitje nga sera dhe deri atje matanë është informale. Nuk ka një faturë të formalizuar që të shoqërojë gjithë zinxhirin e shpërndarjes. Nga 60 lekë -250 lekë e detyron konsumatorin të ulë konsumin dhe prodhimi mbetet në sera. Këtu shitet me 250 lekë domatja dhe njerëzit atje nuk marrin lekët. E treta është humbja e krahut të ri të punës, pasi të rinjtë po ikin në Malin e Zi dhe punojnë me 40 euro dita.’- tha Braçe.

Në përgjigje të këtij shqetësimi, ministrja sqaroi se çmimet janë si pasojë e shtrenjtimit të këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar se Ministria nuk mundet të ndërhyjë në treg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme