Britani, publikohet fotoja e parë zyrtare e mbretit Charles me Camilla-n, William dhe Kate

Botë | 4 vite më parë

Buckingham Palace ka publikuar foton e parë zyrtare të mbretit Charles  dhe gruas së tij Camilla , duke qëndruar përkrah Princit dhe Princeshës së re të Uellsit .

Fotoja është bërë në pallat ndërsa Mbreti Charles dhe Camilla iu bashkuan William dhe Kate për një pritje madhështore me krerët e shtetit të ftuar dhe të ftuar zyrtarë.

Ata shihen të veshur me të zeza prej ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Kjo është ngjarja e parë e madhe shtetërore e mbretit dhe një nga mbledhjet më të mëdha të liderëve botërorë dhe figurave politike globale që pallati ka pritur ndonjëherë.

Fotoja nxjerr në pah mbështetjen e dhënë nga Princi dhe Princesha e Uellsit për mbretin dhe bashkëshorten mbretërore pas vdekjes së Elizabeth II. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron ishin mes rreth 500 personave të ftuar./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme