Britanikët injoruan mbretin/ Historiani: Ndërhynë grekët, kishte një shkak…

Në emisionin “Një Shqipëri”, me Mentor Nazarkon, erdhi në tryezë një temë me të gjitha polemikat e saj. Pse, mbreti i shqiptarëve vendos të ikë? Çfarë qëndrimi kanë mbajtur britanikët, ndaj mbretit Zog?Nazarko sjell në vëmendje, se, britanikët e injoruan statusin e Zogut, si dhe pyeti historianin lidhur me këtë qëndrim që ata patën.
Po ashtu, Nazarko thekson se, Churchillni e ka quajtur përplasjen e kësaj ushtrie të madhe, që ishte me 40 mijë ushtarë me 400 avionë, me popullin shqiptar, përplasje të ushtrisë së parafundit të Evropës, me ushtrinë e fundit të Evropës, ku fatkeqësisht thotë, fitoi e fundit, pra ushtria italiane. Këtë qëndrimin britanik vlen ta nxjerrim nga mitologjia, – vijoi ai- pasi britanikët e trajtuan Zogun duke e injoruar, duke mos i njohur statusin mbretëror.
Lidhur me këtë qëndrim nga ana e britanikëve, Bello tha se, për sa i përket ngrirjes që i bënë britanikët Zogut, ndërhynë grekët. Ai tregoi arsyet se pse, grekët bënë këtë ndërhyrje, duke shtuar se për ta, Zogu ishte armiku numër një i Shqipërisë.
Ndiqeni fragmentin:
“Shqipëria e kishte të pamundur t’i bënte ballë ushtrisë italiane.
Sa i përket ngrirjes që i bënë britanikët Zogut, ndërhynë grekët.
Grekët, për shkak të kontributit që dha për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare, për shkak të goditjes që i bëri influencës greke në jug të Shqipërisë, duke i mbyllur shkollat më 1933 deri 1936, kur Shqipëria humb gjyqin në Hagë, për shkollën e minoritetit e kishin marrë Zogun shumë inat dhe e konsideronin si një armik numër një, në Shqipëri.” – tregoi historiani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




