Broja rikthehet pas 10 muajsh mungesë

Nga Aston Vila tek Aston Vila. Gati 10 muaj më parë pësoi një dëmtim në miqësoren kundër ekipit nga Brimingami, por sot u rikthye pikërisht në një ndeshje mes Çelsit dhe Aston Vilës.
Pas operacionit në gju dhe një periudhe të gjatë riaftësimi, 22-vjeçari ka luajtur minutat e para për këtë sezon për ekipin e Çelsit. Lajmi është mjaft i mirë edhe për komisarin teknik të Shqipërisë, Silvinjo, icili në prag të ndeshjes me Republikën Çeke fiton një tjetër armë për sulmin kuqezi.
Edhe pse mund të konsiderohet si një datë e madhe në aspketin personal për Brojën, dita e sotme ishte e errët për skuadrën e Çelsit, e cila u mund në “Stamford Bridge” 1-0.
Golin e vetëm të të gjithë ndeshjes e shënoi Uatkins në të 73’ ndërsa vendasit prej minutës të 58’ u detyruan të luanin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Malo Gustos.
Pas javës të 6 në Premier League, Çelsi ndodhet në vendin e 14 me vetëm 5 pikë të grumbulluara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




