Bruceloza, përfundon vaksinimi i bagëtive në qarkun e Gjirokastrës

Ekonomi | 3 vite më parë

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar vaksinimi i bagëtive për mbrojtjen nga bruceloza. 

Janë  260 mijë bagëti të imëta dhe rreth 10 mijë e 500 gjedhë që iu nënshtruan këtij procesi. 

Programet e vaksinimit të kafshëve janë zbatuar që nga viti 2003 dhe kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës dhe kontrollin e kësaj sëmundje.
 
Krenar Veli, përgjegjës i shërbimit veterinar i tha RTSH se në baze të dy strategjive të hartuara nga qeveria shqiptare tashmë që vaksinimi ka përfunduar, do të vijojë të ndiqet situata epidemiologjike

Sipas zotit Veli në qarkun e Gjirokastrës nuk ka raste të prekur nga sëmundja e brucelozës

Sëmundja e brucelozës përhapet nga kafshët tek njeriu dhe njëkohësisht nga mos përpunimi mirë i mishit dhe prodhimeve blegtorale. Blerja e produkteve të sigurta është mënyra më e mirë që konsumatorët mund të mbrohen nga sëmundja e blucerozës.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme